TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dallëndyshe Bici është larguar nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Bici mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj lëvizje në drejtimin e IKMT-së.
Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së do të jetë Adriatik Kupi, edhe ky një person pranë qeverisë, pasi ka mbajtur disa funksione.
Kupi, fillimisht ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.