AKTUALITET, 23 Maj 2022, 23:05

Plagosi 60-vjeçarin, zbardhet ngjarja në Kombinat, autori efektiv i FNSH

Plagosi 60-vjeçarin, zbardhet ngjarja në Kombinat, autori efektiv i

Zbardhet ngjarja e ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë. Mësohet se autor i plagosjes së 60-vjeçarit Murteza Lika është një efektiv i FNSH-së, shtetasi L. Gj., i cili gjatë kryerjes së plagosjes ka qenë në gjendje të dehur.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës, pasi kishte marrë plagë plumbi në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, i cili bën fjalë se në Kombinat është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M. L., 60 vjeç, ju sqarojmë se:

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit, autori i kësaj ngjarje, shtetasi L. Gj., efektiv i FNSH-së, i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur.

Grupi hetimor i krijuar nga Agjensia e Mbiikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.