AKTUALITET, 23 Maj 2022, 21:23

Shkoi në spital me plagë në këmbë, detaje nga plagosja në Kombinat

Shkoi në spital me plagë në këmbë, detaje nga plagosja

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të hënë në Kombinat.

Bëhet fjalë për një 60-vjeçar, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.

60-vjeçari ishte i dëmtuar në këmbë me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë nuk dihen rrethanat në të cilën ka ndodhur ngjarja.