AKTUALITET, 23 Maj 2022, 22:07

"Nëse PD imiton Ramën dhe krekoset me protesta, është e mbaruar"/ Sejamini: Ja si mund të vijë PD në pushtet!

"Nëse PD imiton Ramën dhe krekoset me protesta, është e
Foto ilustrim: Sali Berisha dhe Neritan Sejamini

Neritan Sejamini thotë se opozita ka nevojë të modernizohet në mënyrë që të kthehet në një forcë të aftë për të mundur kundërshtarin. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se Rama nuk mundet me protesta dhe me rrugë radikale, por vetëm me votë, duke krijuar një "opozitë qytetare dhe moderne". 

"Ka vetëm një mundësi që PD të fitojë zgjedhjet me zotin Rama, siç janë gjërat sot. Ka vetëm një gjë, që të krijojë një grupim njerëzish që të perceptohen si të ndershëm, me integritet dhe të aftë që të qeverisin ndryshe.

Rama nuk mundet duke u trajtuar si e keqja dhe regjimi, por vetëm me votë. Nëse PD imiton Ramën dhe krekoset me protesta, është e mbaruar. 

Duhet të ndryshojë qasjen se si bën opozitë. Duhet opozitë qytetare, moderne. 

Është gabim nëse PD kthehet te protestat", tha Sejamini.