TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini thotë se Partia Demokratike, pas zgjedhjet së Sali Berishës si kryetar, është rikthyer në vitin 2013.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se PD ka humbur dhjetë vite dhe se nuk arriti dot kurrë të kapërcejë Sali Berishën, duke ngritur pikëpyetje se çfarë do të bëjë tani kjo parti, për të patur progres.
"Kemi arritur në pikën e vitit 2013 në PD. Jam i bindur që edhe nga pikëpamja e kryesisë dhe elitës drejtuese, do të jetë diku te 2013. Si proces përpara nuk ka bërë aspak. PD ka ikur nga pushteti dhe nuk shihet si një alternativë për të ardhur në pushtet. Në 2013 PD pati shans të modernizohet, por e humbi këtë shans. Këto janë dhjetë vite të humbur. Largimi i Berishës dhe ardhja e Bashës, ishte një mundësi për PD, që nuk kishte patur ndonjëherë demokraci, zoti Basha dhe ekipi i tij e humbën këtë mundësi. Me këto që ndryshuan jemi kthyer aty ku ishim.
Nuk ka ndonjë gjë që të gëzon apo frymëzon. Çështja është cfarë do të ndodhë në PD? Kjo parti është përballë sfidës së saj të vërtetë. Do ti rikthehet asaj që kishte bërë në 2013? Të modernizohet, të sjellë një elitë të re. Kjo ka rëndësi të flasim. 2-3 gjëra kanë ndodhur. Edhe gara e fundit ka qenë gara më demokratike që ka ndodhur në vitet e fundit.
Kemi një problem se si analizojmë ngjarjet. Shumë njerëzve mund të mos i pëlqejë zoti Berisha. Por, po diskutojmë që na duhen disa rregulla, apo flasim për demokraci dhe duam ta zgjedhim se cili do të jetë kryetar? Themi përse Berisha? Jo Berisha, po kush?
Ideja që ne duam demokraci, duam liri, duam jetë të brendshme, por të themi nuk duhet Berisha, nuk shkon. Nuk e ka marrë Berisha PD-në, por PD nuk e ka kapërcyer dot Berishën. Kjo parti nuk e kapërceu dot themeluesin e vetë", tha Sejamini.