TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këtë të shtunë do të mblidhet këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Në njoftim thuhet se mbledhja do të mbahet në orën 11:00 në selinë qëndrore të PD.
Në këtë mbledhje pritet të zgjidhet kryesia e PD ndërsa do të diskutohet pika të tjera që lidhen me organizimin e selisë blu.
Njoftimi është bërë nga Komisioni i Rithemelimit një ditë pas rizgjedhjes së ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të PD.
Pas përfundimit të procesit zgjedhor për Kryetarin e PD, ditën e shtunë, me datë 28 maj 2022, ora 11.00, në selinë qendrore të PD, do të mblidhet Këshilli Kombetar i PD.
Në rend të ditës së punimeve është zgjedhja e Kryesisë së PD dhe pika të tjera që lidhen me organizimin dhe drejtimin e PD.