TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mësohen detaje të reja nga plagosja e 60-vjeçarit Murteza Lika mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Sipas News 24, banorët e zonës kanë deklaruar se Lika jetonte vetëm dhe të gjithë fqinjët i vinin në ndihmë.
Një dëshmitar i pranishëm në vendin ku ndodhi ngjarja ka deklaruar se 60-vjeçari ndodhej i ulur në kafe pak para ngjarjes dhe pas të shtënave e kanë parë atë duke ecur zvarrë në rrugë.
News 24 ka publikuar edhe një video ku duket 60-vjeçari i shtrirë në tokë pak momente pas plagosjes ndërkohë që banorët e zonës afrohen pranë tij dhe e pyesin: “Çfarë ke te këmba?”.
Policia ka dhënë informacion në lidhje me këtë ngjarje duke theksuar se nuk është e qartë nëse 60-vjeçari është plagosur apo vetëplagosur.
Më datë 23.05.2022, rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri.
Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.