AKTUALITET, 23 Maj 2022, 22:21

Vrasja në Komisariat/ Autori vetëm 18 muaj në polici, viktima “veteran”! Më shumë se 20 vite në radhët e uniformave blu. Si nisi konflikti

Vrasja në Komisariat/ Autori vetëm 18 muaj në polici, viktima

Ludian Zaimi, efektivi i policisë që vrau me armë zjarri kolegun e tij mbrëmjen e sotme në ambientet e Komisariatit numër 3 në Tiranë kishte vetëm një vit e gjysmë që ishte rreshtuar krah uniformave blu.

Ndërkohë nga ana tjetër burime bëjnë me dije se viktima Çaush Saliasi, kishte mbi 20 vite në polici.

Mësohet se para shkrepjes së armës ka ndodhur një konflikt banal mes autorit e viktimës.