AKTUALITET, 30 Tetor 2022, 15:01

Meta me të rinjtë e LRI-së në Pezë: Nuk ka angazhim më të rëndësishëm se të bëjmë gjithçka për të ardhmen e tyre në atdhe

Meta me të rinjtë e LRI-së në Pezë: Nuk ka angazhim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zgjedhur të kalojë kohë me të rinjtë më Pezë pas përfundimit të Konventës Kombëtare të PL.

Ai shkruan se rinia është pjesa më vitale e këtij kombi ndërsa shton se nuk ka angazhim më të rëndësishëm se të bëjmë diçka për ata që ndërtojmë të ardhmen e vendit në atdhe.

“Pas përfundimit me sukses të Konventës Kombëtare, kënaqësi e jashtëzakonshme të isha sot me të rinjtë e LRI-së në Pezë.

Rinia është pjesa më vitale e këtij kombi. Nuk ka angazhim më të rëndësishëm se sa ne të bëjmë gjithçka që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Atdhe. Shqipëria u përket të rinjve!”, shkruan Meta.