AKTUALITET, 29 Korrik 2025, 14:19

Pjesë e trafikut të drogës/ Dyshohet se fshihet në Dubai, ja kush është i shumëkërkuari me tre identitete

Pjesë e trafikut të drogës/ Dyshohet se fshihet në Dubai, ja

Personi që shihni në foto është  një nga shtatë të përfshirët në një rrjet trafiku droge, për të cilin Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Bëhet fjalë për Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj, i cili dyshohet se është larguar jashtë vendit dhe aktualisht mund të jetë strehuar në Dubai.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.