AKTUALITET, 29 Korrik 2025, 12:16

Pas javëve përvëluese, reshjet e shiut pëmbytin rrugët e kryeqytetit (FOTOT)

Pas javëve përvëluese, reshjet e shiut pëmbytin rrugët

Rrugët e kryeqytetit u mbushën me ujë këtë të martë, si pasojë e reshjeve të shiut që nisën që prej orëve të para të mëngjesit sot.

Siç duket edhe nga fotot disa rrugë janë përmbytur, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve.

Pas javëve përvëluese, reshjet e shiut pëmbytin rrugët

Dita e sotme pritet të sjellë kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas parashikimeve SHMU, vendi do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, të cilat do të nisin që në orët e para të mesnatës.

Pas javëve përvëluese, reshjet e shiut pëmbytin rrugët

Reshjet do të shfaqen fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët deri mesatar. Kjo situatë do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit, kur reshjet pritet të përhapen në pjesën më të madhe të territorit, duke ruajtur një intensitet të ulët deri në pasditen e vonë.

Pas javëve përvëluese, reshjet e shiut pëmbytin rrugët

Pas orëve të pasdites, reshjet do të lokalizohen kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në zonat veriore malore, ku parashikohet që ndikimi të jetë më i theksuar.

Pas javëve përvëluese, reshjet e shiut pëmbytin rrugët

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor nga juglindja në jugperëndim dhe një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, era hera-herës mund të arrijë deri në 10 m/s. Sa i përket gjendjes së detit, valëzimi do të jetë i lehtë, me forcë 1-2 ballë.