AKTUALITET, 29 Korrik 2025, 13:33

Monika Kryemadhi gjen një unazë pranë SPAK, bën gallatë me gazetarët: Mamin tim ma kishit nxjerrë shumë bukur dje

Monika Kryemadhi gjen një unazë pranë SPAK, bën gallatë

Monika Kryemadhi u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku edhe iu komunikua edhe vendimi për mbylljen e hetimeve.

Pranë SPAK Kryemadhi ka gjetur edhe një unazë:  “Ku ta lë tani këtë unazën? Ka njeri këtu?” thotë Kryemadhi, e cila shprehet se e gjeti aty pranë.

Ndërkohë në batuta me gazetarët, Kryemadhi thotë se po bën gati skenarin e filmit të radhës.

Po ashtu Kryemadhi ironizoi para SPAK, ku shkoi për t’u njohur me akuzat, lidhur me thirrjen e nënës së saj ditën e djeshme (28 Korrik) në Prokurorinë e Posaçme gjithashtu për t’iu komunikuar akuzat.

“Mamin tim ma kishit nxjerrë shumë bukur dje”, iu drejtua Kryemadhi gazetarëve, duke shtuar se “është më snapjer se unë ajo”.

“Unë i kam ngjarë babit. Babai im i shkretë është përjashtuar 4 herë nga partia, 5 herë është pranuar në parti se ishte llafazan si puna ime”, ironizoi ish-deputetja.

Pjesë nga deklarata:

Monika Kryemadhi: Mamin tim ma kishit nxjerrë shumë bukur dje, pavarësisht se.. Kam ardhur sot tju them që mos e fusni në skaner se i çekuilibron rrahjet e zemrës.

Dje e kishit ruajtur gjithë kohës, ju falendroj shumë që ishit kujdesur për të.

I kishit ngjarë komplet zonja Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Është më snapjer se unë ajo, se unë i kam ngjarë babit. Babai im i shkretë është përjashtuar 4 herë nga partia, 5 herë është pranuar në parti se ishte llafazan si puna ime. I shante njerëzit, u thoshte të vërtetat në sy.

Në fund fitoi?

Monika Kryemadhi: Çfarë fitoi mi, ka vdekur, është harruar.