AKTUALITET, 26 Mars 2025, 14:56

Pjesë e listës së hapur të Tiranës për kandidat për deputet! Plarent Ndreca: Vendimmarrja i përket PS-së

Pjesë e listës së hapur të Tiranës për kandidat

Plarent Ndreca, kandidat për deputet nga Partia Socialiste në listën e hapur të Tiranës, ka komentuar vendimin për përzgjedhjen e kandidatëve, duke theksuar se nuk është i zhgënjyer nga ky proces.

Ndreca theksoi se ky është një proces që i përket PS-së dhe se Kryeministri Edi Rama ka deklaruar që të gjithë deputetët që kanë më shumë se një mandat do të jenë në listën e hapur. Ai shtoi se ky ishte një vendim i pritshëm për të.

“Nuk jam i zhgënjyer. Është vendimmarrje që i përket PS-së. Kryeministri ka thënë se të gjithë deputetët që kanë me tepër se një mandat, do jenë në listë të hapur. Ishte e pritshme.”, tha ai.