AKTUALITET, 7 Prill 2026, 14:41

Pitbulli kafshoi në kokë 4-vjeçaren, gjyshja e traumatizuar: E pamë qenin, bëri sikur iku dhe pastaj sulmoi vajzën

Pitbulli kafshoi në kokë 4-vjeçaren, gjyshja e traumatizuar: E

Gjyshja e vajzës 4-vjeçare që u kafshua nga qeni në Lungomare rrëfen momentet e tmerrit. Ajo tregon se kishin dalë për një shëtitje, kur papritur u sulmuan nga një qen endacak.

Në ato çaste kanë ndërhyrë disa punonjës që ndodheshin duke punuar në zonë, duke bërë të mundur largimin e qenit. E tronditur dhe ende e traumatizuar, gjyshja përshkruan frikën dhe panikun që përjetuan gjatë sulmit.

"Kishim dalë buzë detit, e kisha vajzën përdore.  E pashë qenin, bëri sikur iku dhe më pas erdhi dhe iu hodh vajzës”, tha gjyshja e vogëlushes.