TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kr

Kreu i Grupit Parlamentar te PD-së, Gazment Bardhi akuzoi maxhorancën, se me votë politike, po pengon opozitën që të luajë rolin e saj si dhe kontrollin parlamentar pasi iu rrëzuan kërkesat për ngritjen e Komisioneve Hetimore, një për AKSHI-n dhe një për rrugët e shembura kohët e fundit në vend.
Gjithashtu nënvizon se është mazhoranca ajo që bën veprime penguar, me autor kryesor kryeministrin Edi Rama.
“Me një vendim antikushtetues, maxhoranca rrëzoi dy kërkesa për komision hetimore dhe zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e DASH për klimën e investimeve në Shqipëri. Bëhet kërkesa e pestë për komision hetimor që maxhoranca me votë politike pengon opozitën të kryejë kontroll parlamentar dhe mocioni i 7 me debat që refuzohet, një e drejtë që rregullorja ia njeh deputetëve të opozitës. Në fakt me veprime konkrete maxhoranca po vonon procesin e integrimit. Në raportin 2025 të KE, ndër të tjera theksohet se parlamenti pengohet nga mbikëqyrja e kufizuar ndaj ekzekutivit. Në 6 muaj funksionimi asnjë mekanizëm kontrolli nuk është pranuar nga maxhoranca.”, tha ai.