AKTUALITET, 7 Prill 2026, 13:29

Ngjarja e rëndë në Vlorë, pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren, futet në operacion! E shpëtoi një qytetar

Ngjarja e rëndë në Vlorë, pitbulli kafshon në kokë

Një ngjarje e rëndë është shënuat në Vlorë ku një qen i racës Pitbull ka kafshuar në rrugë një fëmijë 4-vjeçe.

Sipas informacioneve paraprake gjatë këtij incidenti vogëlushja ishte duke lëvizur me gjyshërit. Ka qenë një qytetar ai që ka bërë të mundur largimin e qenit nga fëmija.

Vogëlushi u dërgua me urgjencë drejt spitalit dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

“Vajza ishte më nënën me gjyshen dhe gjyshin. Qeni po kalonte atje, u turr dhe i kapi kokën. Vajta e kapa qenin dhe e lidha me zinxhir. Qeni ka tre ditë rrugëve. Vajzën e kafshoi në kokë… shpëtoi, fati i saj dhe që unë ndërhyra në moment. Qeni ka gjithë ditën që vjen vërdallë me një zinxhir.

E kapa qenin dhe e lidha me zinxhir. Fëmija ishte nja 4-vjeçe, erdhi ambulanca dhe e dërguan në spital”, tha Sejko Veliu, punëtor.