TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy drejtuesit e komisariatit të Devollit janë pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve si edhe transportimin e tyre nga disa shtetas.
Bëhet fjalë për shefin e komisariatit, B.P. dhe shefin e rendit, A.B.
Policia njofton se, dy efektivët kanë qenë në përgjim për më tepër se tre muaj.
Njoftim i Policisë
Pezullohen nga detyra dy drejtuesit e komisariatit të Devollit, konkretisht shefi i komisariatit B.P, dhe shefi i rendit A.B.
Bëhet e ditur se dy drejtuesit akuzohen për “shpërdorim detyre”.
Ata kanë qenë në përgjim për më tepër se 3 muaj, dhe dyshohet se kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve si edhe transportimin e tyre nga disa shtetas.
Çështja po shqyrtohet në prokurorinë e rrethit gjyqësor Korccë për veprime të mëtejshme, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore.