AKTUALITET, 4 Tetor 2024, 13:10

'Pezullim burgu'/ Gjykata e Lartë cakton datën 15 tetor për të shqyrtuar kërkesën e Salianjit: Çështja do kalojë në dhomë këshillimi

'Pezullim burgu'/ Gjykata e Lartë cakton datën 15 tetor

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 tetor për të shqyrtuar kërkesën e demokratit Ervin Salianji për pezullimin e vendimit të Apelit, që e dënoi me 1 vit burg.

Çështja do të shqyrtohet në orën 13:00 dhe relator është caktuar Sokol Binaj, sipas shortit të hedhur.

Kërkesa e Ervin Salianjit do të shqyrtohet në dhomë këshillimi.