AKTUALITET, 4 Tetor 2024, 12:15

VIDEO/ Moti i keq, Meta: Tirana nën pushtetin e ujit pas vetëm 5 minutave me shi

VIDEO/ Moti i keq, Meta: Tirana nën pushtetin e ujit pas vetëm 5

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas situatës së rëndë që po kalon kryeqyteti pas disa minutave shi që ranë paraditen e sotme.

Meta ka ndarë një video ku shihen rrugët e përmbytura në rrugën “Frosina Plaku” në Njësinë Bashkiake Nr.7.

Meta është shprehur se u deshën vetëm 5 minuta shi dhe qyteti është nën pushtetin e ujit.