AKTUALITET, 4 Tetor 2024, 12:24

Mandati i deputetit kalon tek Andrea Mano/ Vakanca në Kuvend pas dënimit të Salianjit, të martën mblidhet KQZ

Mandati i deputetit kalon tek Andrea Mano/ Vakanca në Kuvend pas

Dy ditë më parë Kuvendi njoftoi vakancën në KQZ në lidhje me mandatin e Ervin Salinjit, pas dënimit të tij me një vit burg nga Gjykata e Apelit.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se të martën pritet mbledhje për kalimin e mandatit të Salianjit.

Mandati i kalon kandidatit pasues në listën shumëemërore, të dorëzuar nga Partia Demokratike në zgjedhjet e kaluara.

Në bazë të listës, mandati pritet t’i kalojë Andrea Manos, i cili duhet të dorëzojë në KQZ formularin e vetëdeklarimit.