TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan, pasi e zuri poshtë pema që po priste.
53-vjeçari u dërgua në spital me shenja jete, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë sot.
Një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e këtij rasti.
“Ditën e djeshme, në malin Valmar, shtetasin N. Ç., 53 vjeç, banues në fshatin Grabovë, dyshohet se e ka zënë poshtë 1 pemë të cilën ky shtetas po e priste me motosharrë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 53-vjeçari ka humbur jetën në spital. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e këtij rasti”, njofton Policia.