TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Petro Koçi, deputet i vjetër në PS, i ftuar i emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tregoi se nuk është qejfprishur me partinë e vet, edhe pse u la jashtë listës ku meritonte të ishte. Madje ai e lavdëroi Ramën, duke e cilësuar "maniak të ndryshimit" dhe sulmoi Berishën si "maniak të prapakthimit".
“Cili është ndryshimi mes PD dhe PS? Rama është maniaku i ndryshimit, Berisha i prapakthimit. Rama i ka bërë me listat në këndvështrimin e njeriut që është i sigurtë që fiton dhe dimensioni liberal në formimin e listës ekziston. Kurse Berisha ka bërë një listë që pas zgjedhjeve të ketë rreth vetes, një grup që do të vazhdojë të mbrojë Berishën.
Ai ka akoma hallin e vulës. E di shumë mirë që nuk fiton. I kam thënë që ti po punon natë e ditë për Partinë Socialiste.
Për mua është një kriter i papranueshëm që te listat e hapura ke 37 kandidatë. Kjo është një listë që ka teprira brenda. Unë mund të isha në listat e hapura, nuk më ka ndaluar njeri. Që t’i hysh një gare në listë të hapur duhet të fillojë të paktën në një start me kushte të barabarta. Ti duhet të kesh një zonë të caktuar nga e cila të fillosh fushatën. Pra duhet të ngresh një shtab funksional”- tha Koçi.