AKTUALITET, 13 Mars 2025, 18:34

Dyndje e pazakontë automjetesh drejt Elbasanit me rastin e “Natës së Verës”, radhë kilometrike në të gjitha rrugët

Dyndje e pazakontë automjetesh drejt Elbasanit me rastin e

Gjatë pasdites së të enjtes në të gjitha rrugët që të çojnë drejt qytetit të Elbasanit, ka një qarkullim të shtuar të automjeteve.

Në orët e para të mbrëmjes është shtuar edhe më tepër fluksi i automjeteve që qarkullojnë  në të gjitha rrugët.Qarkullimi është mjaft i vështirë dhe rrafhët kanë arritur 3-5 km.

Dydja e pazakontë është për shkak të Festimeve që organizohen në qytetin e Elbasanit me rastin e Natës së Verës që është mbrëmjen e kësaj të enjteje si edhe  Ditës së Verës.

Policia edhe pase ka marrë të gjitha masat e duhura , displinimi i një trafiku të pazakontë është mjaft i vështirë pasi janë disa mijëra automjete në qarkullim në të gjitha rrugët hyrëse të Elbasanit.