TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani e ka cilësuar ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), nga parlamenti shqiptar, si hap me rëndësi në agjendën evropiane të Shqipërisë.
Kryediplomati Hasani tha se kjo marrëveshje parashikon hapjen e përfaqësisë së BEI në Tiranë.
“Hapja e një zyre të BEI në Tiranë është një mundësi për të përshpejtuar realizimin e projekteve strategjike, si infrastruktura, energjia e rinovueshme, digjitalizimi, kujdesi shëndetësor dhe arsimi”, tha ministri i jashtëm Igli Hasani.
Sipas tij, kjo zyrë do të ndihmojë për financime të reja dhe mbështetje për projekte kyçe që do të kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët shqiptarë.