AKTUALITET, 13 Mars 2025, 19:36

Mali i Moravës përfshihet nga flakët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse, era e fortë përhap me shpejtësi vatrën e zjarrit!

Mali i Moravës përfshihet nga flakët! Ndërhyjnë forcat

Një vatër zjarri është shfaqur në Malin e Moravës, në territorin e Bashkisë Devoll pasditen e sotme.

Burime bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, barishte, ah me bimësi të shkurtër dhe një pjesë me lajthi.

Situata momentalisht është e vështirë, pavarësisht ndërhyrjeve të forcave zjarrfikëse dhe vullnetare, pasi flakët favorizohen nga era e fortë.

Ndërhyrja vijon ende nga shërbimi zjarrfikës ku në terren po punojnë 7 prej tyre, ndërsa po japin ndihmë edhe banorë të zonës.