TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se ka shpallur një tender 370 milionë lekësh për pajisje zyrash.
Vasili thekson se qytetarëve u është rritur çmimi i naftës, vajit dhe produkteve të ushqimit, ndërkohë që bashkia e Tiranës bën shpenzime për luks.
Postimi i Vasilit:
SKANDALI! Erion Veliaj shpenzon 370 milion leke vetem per paisje zyrash!
Qytetareve u rritet cmimi i bukes, cmimi i naftes, i vajit, miellit, i djathit etj etj, ndersa keta vjedhin ne menyre te pameshirshme.
Erion Veliaj me te tijtë qindra milione leke luks ne kohet me te renda te krizes!
Cfare krimi me parate e taksave te shqiptareve ne keto kohe kaq te veshtira kur qytetaret luftojne per buken e gojes!!