TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërkohë që pedagogët kanë njoftuar protestën e radhës në datën 14 tetor, kreu i Sindikatës ka folur edhe për shantazh, në mënyrë që ata të mos marrin pjesë në tubime.
Sander Kovaçi u shpreh se ka pasur disa telefonata për të mos u përfshirë në protesta, por u shpreh se këto nuk do të merren në konsideratë.
Ai paralajmëroi se po bëhen verifikime dhe nëse konstatohet ndonjë rast konkret do të çohet për ndjekje penale.
“Ne si sindikatë i bëjmë thirrje që nga rektorët deri tek shefat e departamenteve të kontribuojnë për realizimin e të drejtës së profesoratit për të protestuar. Ne po verifikojmë fakte nëse ndonjë prej dekanëve dhe do ti bëjmë publike dhe do të shkojnë në ndjekje penale po gjetëm fakte të tilla.
Deri tani ka pasur telefonata që mos përfshiheni apo mos merrni pjesë në protesta, por këto nuk do të ndikojnë tek profesorati në kërkimin e të drejtës së tyre”, u shpreh Kovaçi.