TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë në Porto Romano, Durrës, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, sapo ka rënë në kontakt me ujin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.
"Rreth orës 18:30, në Porto Romano, Durrës, shtetasi B. H., 64 vjeç, sa ka rënë në kontakt me ujin kur është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën", njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.