TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia Rrugore e Elbasanit ka reaguar pas fluksit të madh të automjeteve në drejtim të Elbasanit. Ajo ka bërë të ditur se janë marrë masa të shtuara për të përballuar fluksin e madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Korçës dhe zonave bregdetare të jugut.
Sakaq, Policia Rrugore ka rritur prezencën me patrulla të shtuara në akset rrugore Elbasan-Librazhd dhe Elbasan-Rrogozhinë, për të eliminuar vonesat në lëvizje si pasojë e parakalimeve të gabuara apo ngadalësimit të lëvizjes në hyrje të Elbasanit dhe te rrethrrotullimi në Bradashesh.
“Deri në këto momente, nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por ka ngadalësim të lëvizjes për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim. Në ndihmë të shërbimeve të qarkullimit rrugor janë dhe forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme të cilat vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve”, theksohet në reagim.