AKTUALITET, 17 Gusht 2024, 14:54

Ushtroi dhunë fizike ndaj familjarëve të tij, arrestohet 25-vjeçari në Gjirokastër

Ushtroi dhunë fizike ndaj familjarëve të tij, arrestohet

Policia në Gjirokastër ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij.

Në prangat e policisë ra shtetasi me inicialet Dh.M.

“Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestoi në flagrancë shtetasin Dh. M., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ndaj familjarëve të tij”, njoftoi policia.

Një tjetër shtetase u procedua, pasi dyshohet se ka dhunuar vajzën e saj.

“U procedua V. K., 38 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj vajzës së saj”, thuhet në njoftim.