AKTUALITET, 17 Gusht 2024, 14:38

Humb betejën me sëmundjen e rëndë, shuhet Nënkoloneli i Forcave të Armatosura

Humb betejën me sëmundjen e rëndë, shuhet Nënkoloneli i

Është ndarë nga jeta një ndër pilotët profesionist të Forcës Ajrore të Ushtrisë Shqiptare, Agim Sallaku. Nënkoloneli që me helikopterin e FA ka marrë pjesë në qindra operacione evakuimi, kërkim-shpëtimi dhe emergjencash natyrore, ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.

Nënkolonel Agim Sallaku është trajtuar jashtë vendit muaj më parë, por fatkeqësisht kur u duk se e fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, ajo e ka sulmuar pabesisht duke e ndarë përgjithmonë nga familja, miqtë dhe kolegët në Forcën Ajrore.

Ai ishte një profesionist i Forcave të Armatosura, një ndër pilotët më të mirë të ushtrisë shqiptare, bashkëshort i dashur, baba i dy fëmijëve të mrekullueshëm dhe një qytetar model i Republikës.