AKTUALITET, 30 Tetor 2024, 16:51

Përplasja me armë mes grupeve në lagjen “Dobraç”, mes viktimave edhe një kalimtare e rastit

Përplasja me armë mes grupeve në lagjen

Detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë në Shkodër. E vdekur mbeti edhe një kalimtare e rastit në ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë pasdite në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Të konfirmuar të vdekur nga policia deri më tani janë Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit.

Ndërsa thuhet se i plagosur rëndë në gjendje kritike është Arlind Bushati.