TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kur Gjykata Kushtetuese është me 8 gjyqtarë dhe ka në shqyrtim çështje shumë të rëndësishme, si ajo e Sali Berisha, dhe pritet të dalë edhe ajo për “SKYECC”, mësohet se 10 kandidatë kanë shprehur interes.
Kandidatët kanë shprehur interes për Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së Elsa Toskës. Mes tyre janë ish-anëtarë të këshillit të lartë të prokurorisë, si dhe ish-anëtarë të këshillit të lartë gjyqësor, por gjithashtu edhe anëtarë të komisionit të vettingut.
Kuvendi ende nuk i ka bërë publik emrat, por bëhet fjalë për: Naureda Llagani, ish-kryetare e KLGJ të cilës i mbaroi mandati, Alfred Balla, ish anëtar i KLP, Nurihan Sehiti, ish-anëtare e KLP, Ronald Ilia, anëtar i komisionit të vettingut, Irena Nino, Gentjan Zyrberi, Klodian Rado, gjyqtar i cili jeton në Kanada, Eris Hysi, Nertila Sadedini dhe Sinan Tafai.