TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borrell, komentoi progres raportin për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ai tha se BE duhet të zgjerohet në mënyrë të fortë.
“Në 5 vite negociatat e anëtarësimit, në 2019 kishte pasur 5 vende kandidate. Sot janë 9 kandidatë dhe një kandidat potencial që bëhen 10. Nëse BE funksionon si një magnet për të tërhequr njerëzit dhe shtetet, integrimi gradual ka qenë duke vijuar dhe qytetarët e shteteve kanë marrë benefite tashmë. Nëpërmjet procesit, marrin përfitime dhe qytetarët i përjetojnë në përditshmëri, përfshin aksesin e ERASMUS +.
Do të shohim për marrëdhënie më të forta, për politikat e sigurisë së jashtme, duke qëndruar me këmbë në tokë për vlerat tona të përbashkëta, për të siguruar paqen e rajonit dhe BE sepse unioni duhet të rritet në mënyrë të fortë. Jo vetëm të zgjerohet por edhe të jetë i fortë. Duam të jemi të gjithë së bashku të fortë. Nuk mund të mbash marrëdhënie me Rusinë dhe të presësh se vendi yt do të jetë pjesë e BE. Është kjo gjë ose tjetra. Përgjatë viteve kemi parë një indikator i kandidatëve që kanë vlera të përbashkëta me ne dhe orientim të përbashkët politik.
Disa nga partnerët tanë në linjë të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë, përmend MV, Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjen dhe Kosovën. Ukraina dhe Moldavia kanë përmirësuar linnjën e tyre. Disa vende përpara se të kalojv ende Varhelyi do të flasim më me detaje.”, tha Borrell.