AKTUALITET, 30 Tetor 2024, 16:36

Atentati në Shkodër, identifikohet një nga viktimat (EMRI)

Atentati në Shkodër, identifikohet një nga viktimat (EMRI)

Shkodra u trondit sot nga një ngjarje e rëndë, ndërsa raportohet për dy të vrarë. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dobraç’’, pranë zonës së ish lapidarit të 5 heronjve.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihen ende detaje nga ngjarja e rëndë.

Dyshohet se një nga viktimat është Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Liçit i njohur në zonën e Shkodrës për të shkuarën kriminale.

Pritet identifikimi i personave të tjerë.