AKTUALITET, 10 Nëntor 2022, 13:03

Dyshohet se bashkëpunoi në një vrasje, arrestohet në Kakavijë shqiptari

Dyshohet se bashkëpunoi në një vrasje, arrestohet në

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar të kërkuar për vrasje në pikën kufitare të Kakavijës.

Burimet bëjnë me dije se shqiptari ka tentuar pasditen e të mërkurës të futet në Greqi.

“Gjatë kontrollit nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Janinës, rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti nga Prokuroria e Pireut për bashkëpunim në një vrasje me dashje,”-njofton policia.