TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Lorenc Vangjeli nga studio e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me historinë e vajzës keniane e cila është dhunuar dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës ku po mjekohet.
Sipas tij kjo ngjarje është dramatike dhe na nxjerr me turp, ndërsa thekson se e gjithë kjo ka një dimension të egër racizmi.
"E para është individuale ka të bëjë me zonjën në fjalë që po lufton me jetën dhe e dyta ka të bëjë me shoqërinë. Të dyja pamjet janë dramatik dhe na nxjerrin me turp.
E para atje e shtrirë në shtrat ne mund të shohim çdo shqiptar, mund të dalloj jo thjesht një zonjushë të huaj, por familjarin e tij, një mik a një shok, mund të shikojmë fatin e shumë shqiptarëve fatkeq.
Pra çdokush mund të gjej vetveten atje. E dyta a do të ishte njëlloj historia nëse në vend të asaj zonjushe do të kishte qenë një qytetare amerikane, çfarë reagimi do të vinte. Shoqëria shqiptare përfshirë institucionet do kishte një reagim tjetër. Kam frikë se këtu ka një dimension të egër racizmi.
Pavarësisht se ne e kemi vuajtur thellë diçka të tillë, nëse gërvishtim lëkurën fjalorin evropian që përdorim para kamerave ne jemi një popull racist."
Më tej ai theksoi se drithëruese dhe dramatike për të ndriçuar këtë histori, është fakti nëse nuk ka dosje hetimore për këtë gjë, nuk ka asnjë veprim atëherë duhet akuzë mbi dosjen e pa ngritur ende.
"Një shoqëri e ngre stadin e ballafaqimin e saj me atë që është më vurnerabël dhe më ngjan se ky subjekt që po flasim i plotëson të gjitha këto karakteristika.
Të gjitha pyetjet që ngrihen me të drejtë duhet të ishin në dosjen hetimore dhe ne se dimë nëse ekziston, por unë skam përgjigje për asnjërën prej tyre sepse çdo përgjigje që do të jepja do të ishte supozim dhe paragjykim.
Nuk do ta kriminalizoja një subjekt të caktuar cilido qoftë ai që është kazino, e njëjta gjë do të ishte dhe nëse zonjusha do punonte në kishë, apo xhami, edhe në kryegjyshatë, e njëjta histori do të ishte dhe njësoj do të flisja.
Jo domosdoshmërisht lidhet me prapavijë kriminale, nuk nisemi dot nga fakti që punonte në kazino, kjo do të ishte një përgjegjësi më e madhe për hetimin e munguar."