TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ramis Mici, i cili dyshohet se ka vrarë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezin ka mbërritur ditën e sotme në Gjykatën e Elbasanit.
Në sallën e gjyqit është pyetur nga gjyqtarja për gjeneralitetet dhe datën e lindjes, por këtë të fundit ai tha se nuk e mbante mend.
Ndërsa ka kërkuar avokat mbrojtës të caktuar nga shteti, pasi tha se nuk kishte lekë për të paguar një avokat të zgjedhur prej tij.
I pyetur nëse ka qenë i dënuar më parë, ai ka pohuar, për akuzën ‘dhunë në familje’.
Vrasja e Jetlira Elezit ndodhi dy ditë më parë në lagjen 'Skëndërbeu' në Elbasan. 37-vjeçe mbeti e vdekur në vend pasi u godit me thikë nga bashkëshorti i saj.
Pronarët e banesës ishin të parët që gjetën gruan e pajetë në mes të dhomës. Sipas pronarit Xhafer Zdrava, dhoma e gjumit ishte e mbushur me gjak, ndërsa 37-vjeçarja ishte gjetur e vdekur në afërsi të dhomës së ndenjës.