AKTUALITET, 20 Shkurt 2023, 17:23

Hakerat iranianë publikojnë email-et e presidencës

Hakerat iranianë publikojnë email-et e presidencës

Hakerat iranianë sapo kanë bërë një publikim të ri, në faqen e tyre “Homeland Justice”. Sot ata kanë publikuar dokumentacionin zyrtar të aparatit të presidencës, në kohën që drejtohej nga Ilir Meta.

Janë qindra emaile zyrtare për agjendën e ish-presidentit si dhe komunikime të brendshme të ish-këshillarëve Bledar Dervishaj, Ilda Zhulalit, Arben Cicit, apo Ylli Asllanit.

Pak ditë më parë hakerat publikuan regjistrin e zgjedhësve të Republikës së Shqipërisë, ndërsa prej muajsh kanë publikuar të dhëna personale të të gjithë zyrtarëve të lartë të shtetit e të qeverisë, të qytetarëve, madje edhe llogaritë bankare.

Hakerat iranianë publikojnë email-et e presidencës