AKTUALITET, 5 Nëntor 2022, 17:30

Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Peqin, plagosen tre persona

Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Peqin, plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar sot pasdite në aksin Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Papër.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë mbetën të plagosur tre persona.

Mësohet se' shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar dhe lagështia në rrugë e krijuar nga reshjet e shiut.

Të plagosurit u dërguan në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.