AKTUALITET, 5 Nëntor 2022, 13:58

Aksidenti me vdekje, gjykata lë në burg të riun që përplasi çiftin francez

Aksidenti me vdekje, gjykata lë në burg të riun që

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 24-vjeçarin Kristi Dano, i cili përplasi çifti francez që po udhëtonte me biçikleta në aksin e vjetër Vlorë-Fier.

Togat e zeza dhanë sot masën “arrest me burg” për të riu.

Aksidenti ndodhi pasditen se 1 nëntorit në fshatin Oshtimë.

Viktimë mbeti 51 vjeçarja me iniciale V.K., ndërsa bashkëshorti i saj Fabris Marsac, 47-vjeç, u dërgua në spital dhe mësohet se ka pësuar dëmtime të rënda në trup.