AKTUALITET, 5 Nëntor 2022, 12:12

Protesta kombëtare e datës 12 nëntor, Berisha: Ja kur do të nisë

Protesta kombëtare e datës 12 nëntor, Berisha: Ja kur do të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar këtë të shtunë se protesta e datës 12 nëntor do të mbahet pas dreke.

Berisha tha se protesta do të nisë në orën 16:00.

“Ndodhemi në një proces ku çdo njeri prej nesh duhet të marrë përgjegjësi të bëjë çdo gjë për një kthesë të rëndësishme të kësaj shoqërie dhe këtij vendi. PD është e përqendruar në realizimin e kësaj kthese të madhe.

Axhenda konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor në të cilën pjesëmarrja juaj, e mbarë qytetarëve shqiptarë, e të rinjve, të moshuarve, është një kusht me rëndësi për triumf”, tha ai.