TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se opozita do ta mbrojë votën nga qeveria e Ramës për zgjedhjet lokale në 14 maj 2023.
“Rama nuk heq dorë, por ne do mbrojmë votën, pra më fuqishëm se kurrë do e mbrojmë. E unë sot i them në emër tuaj Ramës i bindur të jesh se kurrë më nuk do gëzosh fitore me votë fiktive dhe kallpe”, tha Berisha.
Sali Berisha: Vota do të mbrohet, votën e mbrojnë burra dhe gra, djem e vajza, të cilët qendrojnë me guxim, me integritet në procesin e administrimit dhe votimit të saj.
Vota gjithashtu është delikate. Mund t’ju them se për zgjedhjet që shjkuan theksova se vota u ekzekutuia para se të hynte në kuti e kjo mund të ndodhë. Me këtë nuk desha të hedh poshtë atë punë të shkëlqyer që bënë dhjetra e qindra demokratë natën e numërimit të votave e në vijim nën terrorin er bandave të dhunës e pushtetit.
Por Rama shndërroi shtetin në makinë elektorale, vendosi sistemin e patronazhitëve mbi votën, përdopri sasi kolosale narko eurosh për të blerë ato e bandat për të përgjakur rrugët.
A heq dorë nga këto Rama? Jo Rama nuk heq dorë, por ne do mbrojmë votën, pra më fuqishëm se kurrë do e mbrojmë. E unë sot i them në emër tuaj Ramës i bindur të jesh se kurrë më nuk do gëzosh fitore me votë fiktive dhe kallpe.