AKTUALITET, 5 Nëntor 2022, 12:21

“Si do ta bashkoni PD-në për zgjedhje?” Berisha: Dera është e hapur, po s’heq dorë nga primaret dhe as nuk i zëvendësoj me sondazhe  

“Si do ta bashkoni PD-në për zgjedhje?” Berisha: Dera

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një komunikim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Një nga qytetarët e ka pyetur kryedemokratin sesi do të bëhet bashkimi i PD-së për të shkuar në zgjedhjet vendore me kandidatë të përbashkët.

Në përgjigjen e tij, Berisha theksoi se është gati të bashkëpunojë me këdo, por nga primaret nuk mund të heqë dorë dhe as nuk do t’i zëvendësojë ato me sondazhe.

“PD e vërtetë, e rithemeluar, ka përcaktuar një procedurë që s’ka demokrat që normalisht duhet ta refuzoje. Por kur 1 vit më parë kaloja nga foltorja në foltore për peng Bashën, kishte edhe të tjerë skeptikë. Sot besoj që është e qartë se të gjitha ato janë përpjekje të Edi Ramës, dhe s’kanë asgjë të përbashkët me PD. Kam qenë dhe jam i hapur që çdo deputet, anëtar i kësaj partie të kandidojë për primare. Por, skam kurrë i hapur të heq dorë nga primaret dhe aq të zëvendësoj primaret me sondazhet. Edi Rama, betejën e ka me 11 dhjetorin, se atë tjetrën, siç provuan kohërat e kishte në xhep.”, tha Berisha.