AKTUALITET, 5 Nëntor 2022, 14:06

Berisha: Në kufirin shqiptar nuk ka më kontroll, TIMS i rrënuar

Berisha: Në kufirin shqiptar nuk ka më kontroll, TIMS i rrënuar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkebisedim online me qytetarët ka deklaruar se TIMS është rrënuar.

Sipas tij autoritetet britanike e dinë që në kufirin shqiptar nuk ka më kontroll drejt Londrës. Berisha tha se aeroporti ynë është bërë portë eksporti krimi dhe sipas tij për këtë arsye alarmi është i madh.

“Zhurma në Britani të Madhe është e drejtë, autoritetet britanike e dinë që në kufirin shqiptar nuk ka më kontroll se drejt Londrës kanë vërshuar e vërshojnë nga Shqipëria kriminel jo vetëm shqiptar por dhe nga vende të tjera për arsye se sistemi TIMS është rrënuar. Në këtë mënyrë aeroportet tona u bënë porta eksporti krimi.

Ndaj dhe alarmi i madh, s’jam dakord me asnjë etiketim, por të vërtetën duhet ta shohim në sy. Akti më i rëndë që mund të bëjë Shqipëria ndaj fqinjëve është eksporti i krimit por është DASH që ka deklaruar në raportin e tij se Shqipëria është epiqendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit dhe të botës”, tha Berisha.