AKTUALITET, 4 Mars 2022, 17:18

Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen dy persona

Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen dy

Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Mësohet se dy automjete janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ndërkohë të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku edhe po marrin trajtim mjekësor. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku edhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.