TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Korçës ka vijuar kontrollet në zona të ndryshme të qytetit me qëllim parandalimin e shkeljeve të qarkullimit rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore bën me dije se për 40 drejtues mjetesh janë vendosur masa administrative për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i plotë:
- Plan i përbashkët veprimi midis Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Korçë, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët qarkullojnë me xhama të errësuar, në kundërshtim me ligjin.
- Kontrollet e përbashkëta, janë ushtruar në akset rrugore urbane të qytetit të Korçës e Pogradecit dhe në akset rrugore interurbane të qarkut, nga shërbimet e policisë rrugore dhe specialistët e kontrollit fizik të automjeteve nga DRSHTRR, për të kryer verifikim mbi certifikatat e errësimit të xhamave dhe duke përdorur aparatin përkatës të përcaktimit të nivelit të errësimit të tyre.
- Në këtë kuadër gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Korçës, janë evidentuar në shkelje të ligjit 8378, datë 22.07.1998, neni 72.9.12 ; VKM nr. 153, datë 07.04.2020 dhe udhëzimit nr. 5, datë 07.10.2019, “Për miratimin dhe certifikimin e xhamave të errësuar me materiale të fabrikuara dhe homologuara nga prodhuesi për përdorimin e tyre në autovetura” të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në total 40 drejtues të cilët janë ndëshkuar si më poshtë:
Këto kontrolle do të vijojnë të kryhen edhe në ditët në vijim.