TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov, ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë nënshkrim të ndonjë dokumenti zyrtar mes Rusisë dhe Ukrainës, pas raundit të dytë të bisedimeve që u zhvilluan të enjten.
“Rundi i dytë i negociatave u zhvillua dje,” tha Peskov në një konferencë me gazetarët.
“Tani është në dorën e këtyre negociatave. Është një mundësi që delegacionet t’i përcjellin njëri-tjetrit të gjithë elementët e pozicioneve pa ndërmjetës të panevojshëm.
Elementet e qëndrimit tonë janë vënë në vëmendje të palës ukrainase.”
I pyetur për mundësinë e nënshkrimit të ndonjë marrëveshjeje të nivelit të lartë nga të dyja palët, Peskov tha: “Nuk flitet ende për (nënshkrimin) e ndonjë dokumenti.
Bisedimet që u zhvilluan ishin një mundësi e mirë për të përcjellë qartë vizionin tonë për këtë problem.”