AKTUALITET, 4 Mars 2022, 13:13

Raketat ruse godasin e shkatërrojnë totalisht një tjetër shkollë, kryebashkiaku: Nuk po ndalen para asgjëje!

Raketat ruse godasin e shkatërrojnë totalisht një tjetër

Trupat ruse nuk po kursejnë as shkollat e spitalet, teksa lufta ndaj Ukrainës ka hyrë sot në ditën e nëntë.

Mëngjesin e sotëm, trupat ruse kanë goditur me raketë një shkollë në Zhytomyr, në veri të Ukrainës.

“CNN” publikon foto pas sulmit, ku shihet se shkolla është shkatërruar totalisht.

Kryebashkiaku i Zhytomir, Sergei Sukhomlin, ka konfirmuar sulmin, duke theksuar se “sulmuesit rusë nuk po ndalen para asgjëje.

Kjo është një shkollë. Këto rrënoja janë të shkollës”.

Kjo është shkolla e katërt që sulmohet nga rusët në Ukrainë, pas tre shkollave të tjera të shkatërruara në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Kharkiv.