AKTUALITET, 12 Dhjetor 2021, 08:30

Përkeqësohet gjendja tek lumi i Vjosës, uji çan digën tek Ura e Mifolit

Përkeqësohet gjendja tek lumi i Vjosës, uji çan digën

Moti i keq dhe stuhia e shiut ka nxjerrë nga shtrati lumin Vjosa, që për shkak të prurjeve ka shkaktuar përmbytje në zonën e Novoselës në Vlorë.

Deri më tani raportohet për shtatë banesa të përmbytura pikërisht në Novoselë, ndërsa katër të tjera janë gjithashtu nën pushtetin e ujit në Fitore.

Por nuk mbaron këtu, pasi edhe në Selenicë, në zonën e quajtur ‘Bishti i Malit’, ka prezencë të ujit në rrugë, ndërsa moti i keq ka sjellë edhe dëmtimin e urës së Mesaplikut, duke izoluar kështu të gjithë banorët e zonës.

Situata shfaqet e keq edhe në urën e Mifolit, e cila është është çarë dhe uji po rrjedh në pjesën e poshtme të saj, duke rrezikuar edhe banesat pranë bregut të lumit.

Në këtë zonë ndodhet edhe prefekti i qarkut, Flamur Mamaj, i cili ka bërë me dije se banorët e shtëpive janë evakuuar nga zona, ndërsa situata vijon të paraqitet alarmante.

Mamaj bën thirrje për përforcimin e argjinaturave, pasi gjatë natës niveli i ujit ka arritur në 8 metra mbi nivelin e detit, nga 7.6 që ishte rreth orës 23:00 të një dite më parë.

Duke shënuar kështu një rritje graduale, që pritet të shtohet edhe me shirat që do të jenë prezentë edhe ditën e sotme. Deri më tani parashikohet që niveli i ujit të shkojë në 8.2 metra.